Myslim Murrizi ka ironizuar mbrëmjen e sotme me deputetet e ri të Partisë Demokratike, teksa u shpreh se ata do të betohen të gjithë përpara Luljeta Bozos, si më e vjetra e kuvendit.
Ironia e Kryetarit të Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare vazhdon më tej. Murrizi u shpreh në Open se të gjithë deputetët do të shkojnë si qingja përpara Luljeta Bozos, sigurisht nëse do të jenë gjallë deri atëherë.
“Do t’i shohësh more, në shtator. Ja ke për t’i parë. Të gjithë do t’i binden Luljetës, se ajo është më e madhja në moshë e do drejtojë Kuvendin. “Betohem”, do thonë aty si qingja. Nëse s’kanë vdekur deri atëherë normal. Atë gjë se kam në dorë unë, e ka Zoti,”- tha Murrizi.
(E.H/Faxweb.al)