Novak Djokoviç fitoi muajin e kaluar në Wimbledon duke marrë grand slam e 21 në karrierë, por rrezikon të mos jetë në US Open, pasi rregullat e Covid në Shtetet e Bashkuara nuk e lejojnë.
Ai duhet të jetë i vaksinuar ashtu siç iu kërkua në fillim të vitit në Australi ku mungoi në këtë turne. Por në ndihmë duket se po i vijnë disa anëtarë të Kongresit.
Ata i kanë dërguar një letër presidentit Joe Biden që të lëshojë një leje speciale për tenistin e njohur. Sipas tyre mungesa e kampionëve të tillë ndikon te përfitimet ekonomike dhe politike të këtyre aktiviteteve.
US Open është parashikuar të nisë më 29 Gusht dhe të zgjasë deri më 11 Shtator. Novak Djokoviç e ka fituar 3 herë këtë turne.