Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi, pas vendimit unanim të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, ndërkohë që kanë kërkuar dhe zgjedhje të parakohshme.
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama ka ironizuar krizën politike të krijuar, duke e krahasur me një skuadër futbolli.
“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve.”- shkruan Rama.
Kujtojmë se në rradhët e qeverisë i pari që reagoi ishte zv. kryeministri Erion Braçe ku u shpreh se e gjitha kjo bëhet për shkak se nuk e penguan dot Reformën në Drejtësi.(Lexo këtu)
Ndërkohë që pas protestës së 16 shkurtit, opozita e bashkuar u shpreh se lexoi zërin e qytetarëve, ndërkohë që mbështesin krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të lira të parakohshme për qytetarët shqiptarë.
Po ashtu opozita ka paralajmëruar sërish protestë ditën e enjte përpara Kuvendit, ku do pritet që ti rezistojë qendrimeve politike që ka ndërmarre.
(M.Q/Faxweb.al)