Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albkontroll, që vazhdon që nga mbrëmja e djeshme.
Veliaj deklaroi se janë të njëjtit persona të cilët dje kanë falur detin, ndërsa sot tradhëtia e tyre është sabotimi i vaksinës në Rinas, duke iu referuar ne kete menyre kundershtareve te tyre ne opozite.
“Dje tradheti qe falja e detit. Sot tradheti eshte sabotimi i vaksines ne Rinas. Jane te njejtet njerez, me te njejtat menyra antike. Nuk thone kot, i mbyturi, te mbyt!
Shqiperia eshte velur me keta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndeshkojme me vote ne 25 Prill Boll Me,” deklaroi Veliaj.
(E.H/Faxweb.al)