Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

“Dje e kuptova në Gjermani, do flas së shpejti”, Vuçiç: Haradinaj kishte mbështetje ndërkombëtare për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është kthyer nga Mynihu në Beograd ku ka takuar krerë të kishës ortodokse serbe. Në një konferencë para gazetarëve kreu, Vuçiç ka folur edhe për taksën 100 % që ishte vendosur gjatë kohës kur  Ramush Haradinaj drejtonte qeverinë e Kosovës.

Siç pretendon Vuçiç, në Gjermani gjatë vizitës së fundit e ka kuptuar që Ramush Haradinajt për të mbajtur vendimin për taksën i kanë qëndruar edhe disa shtete të tjera mbrapa, pa zbuluar emre, ndërsa ka theksuar se për një gjë të tillë do të flasë në të ardhmen.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se prapa një vendimi të tillë qëndronte edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar, raportojnë mediat kosovare.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, ka shtuar më tej kreu i shtetit serb.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.