FlashSportTe FunditTe Gjitha

Djaloshi kubanez e befason Maradonën “live” në televizion: Jam djali yt!

Një djalë 18-vjeçar ka pretenduar “live”, në një emission televiziv, se është djali ilegal i legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona. Santiago Lara bëri deklaratën ombastike në emisionin popullor “Intrusos En El Espectaculo”. Maradona, 57 vjeç, tashmë ka pesë fëmijë që i quan të vetët. Avokati i tij zbuloi se ai mund të ketë më shumë fëmijë në Kubë, pasi “sillej keq” atje.

Lara pretendon se e mësoi këtë fakt për herë të parë para pesë vitesh, kur pa fytyrën e tij në një revistë. Ai tha: “Kur shkova për të blerë gazetën për gjyshen time, pashë fytyrën time në një revistë të quajtur “Pronto”. Aty shkruhej se isha djali i tij i pretenduar”. Nëna e Lara vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 2003, kur ishte vetëm 23 vjeç. Përballë gjyshes së tij, ai kërkoi të dinte të vërtetën: 

“Gjyshja ime u zemërua, thirri babain dhe i kërkuan avokatit të merrej me këtë histori. Familja ime gjithmonë donte të më mbronte nga kjo, sepse për ta ishte një çështje e mbyllur, pasi nëna kishte vdekur. Unë nuk doja të dija asgjë për atë histori, derisa u bëra 16 vjeç. Kur e mora vesh u trondita thellë, preferova të mbyllesha në vetvete dhe të kthehesha në anonimitet. Babai im, së bashku me një avokat që kishim në atë kohë, më treguan se çfarë ndodhi dhe si e takoi mamaja ime Maradonën. Familja nuk donte që të përfshihesha në këtë histori, kështu që u përpoq të mbronte integritetin tim”.

Djaloshi shtoi se nëna e tij “e takoi Maradonën përmes Ferrito (ish-mikut të tij të ngushtë)” dhe se ajo ia tha babait jobiologjik të Lara të vërtetën një javë para se të vdiste nga kanceri. Sidoqoftë, është e paqartë nëse Lara është me të vërtetë djali i Maradonës, i cili u emërua trajneri i skuadrës argjentinase, Gimnasia, këtë javë, pasi nuk ka raportime për testin e ADN-së apo komente zyrtare nga legjenda e Argjentinës për këtë çështje.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *