AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Djali për pak u vdiq nën rrënoja, kush janë pronarët e arrestuar të “Vila Palmës”. Babai i pronarit vdiq nga paniku

Kanë nisur arrestimet e para në Durrës, pas nisjes së çështjes penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në Durrës.

Prokuroria e Durrësit ka prerë 17 fletë arreste, që priten të ekzekutohen, ndërkohë që janë shoqëruar 35 persona, zyrtarë të lartë, inxhinierë dhe ndërtues.

Ndër të arrestuarit janë edhe pronarët e “Vila Palmës”, inxhinieri Arben Qato dhe bashkëshortja e tij Dëshira Qato, me detyrë shefe e Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës.

Hoteli në pronësi të inxhinierit Arben Qato ka pasur dy kate shtesë pa leje, dhe për këtë Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij dhe bashkëshortes së tij Dëshira Qato, me detyrë shefe e Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës.

Hoteli i shembur nga tërmeti, ku humbi jetën dhe babai i pronarit Arben Qato, ishte kolauduar nga vetë ky i fundit duke i hapur rrugë dhe ndërtimit të dy kateve shtesë, pas lejes për 6 kate të marrë në ish-komunën e Rashbullit.
Pronari i “Vila Palmas” Arben Qato si inxhinier kolaudues ka kryer kolaudimin e pjesës më të madhe të objekteve dhe shtëpive në zonën e Plazhit në Durrës, në Golem dhe Kavajë.

Në korrik të 2019, Prokuroria e Durrësit e ka marrë Qaton si të pandehur me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” pasi në cilësinë e inxhinierit kolaudues, ka kryer kolaudimin e pallatit “përbindësh” në Golem që quhet kompleksi “Kamelia”, që solli shumëfishimin e kateve. Sipas prokurorisë ky kolaudim është kryer në muajin Maj 2012, duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës dhe pa pasur asnjë dokumentacion konkret për objektin ekzistues.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë treguar detaje të reja për shembjen e hotel “Vila Palmas” në pronësi të Arben Qatos. Sipas tyre nëse tërmeti do të kishte rënë dy ditë më parë, vetëm aty do të kishte ndodhur një tragjedi e përmasave të mëdha pasi hoteli kishte qenë i mbushur me turistë çekë.

Në pranga ka rënë dhe Artur Terziu, pronar i lokalit Barons, pasi me nderhyrjet në pallat çoi në shembjen e pallatit 6-katësh ku gjetën vdekjen 2 gra, Nafije Rexhepi, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *