Ministri i jashtëm Ditmir Bushati duke dhënë sqarime lidhur me dështimin me negociatat tha se deputetët e PD-së nuk arrijnë të kuptojnë.
Sipas tij i vetmi njeri që kuptonte nga ky proces, (duke iu refueruar qartazi Majlinda Bregut), Lulzim Basha e fshiu nga lista duke mos e kandiduar më.
‘’Dhe një njeri që kishit që merrte vesh nga Integrimi, e fshiu Lulzim Basha nga lista”, u shpreh Bushati. Që pas marrjes së postit nga ana e Bregut, marrëdhëniet e saj me qeveritarët kanë qenë mjaft të afërta.
Vetë ajo në reagimin që pati për vendimin e Këshillit Europian, tha se ajo që ishte arritur ishte një lajm i mirë për shqiptarët, ndërsa nuk mungoi me akuzat për PD-në, duke i quajtur llapaqenë të punësuarit e Bashës.
(E.K/FAXWEB.AL)