Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket se është lodhur nga debati për demarkacionin në Kuvend.
Ai është parë në ulësen e tij shumë i përgjumur.
Haradinaj fjalën e tij e kishte përfunduar i pari sa nisi seanca, duke kërkuar nga deputetët ta votojnë pro këtë marrëveshje.
Seanca e sotme ka dështuar pasi qeveria nuk ka mundur as këtë herë që të grumbulloj 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Mediat kosovare raportuan se është arritur një marrëveshje mes spektrit politik, që seanca për Demarkacionin që po vazhdon akoma, të vazhdojë nesër në orën 10: 00.