Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka zbuluar 3 emra që sipas tij, do të ishin një zgjedhje e mirë për president.
Përmes një postimi në “Facebook”, Bosch ka deklaruar se Fatmir Sejdiu, Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna do të ishin kandidatë të mirë për të zënë vendin e presidentit aktual, Hashim Thaçi.
“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti.
Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka shkruar Robert Bosch.