Analistët që ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në Opinion, janë të një mendje, presidenti i vendit Ilir Meta do të shkarkohet, dhe mund të mbahet në lojë vetëm në sajë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar në studio, diplomati Agim Nesho tha se ambasadorët në vendin tonë funksionojnë në bazë të dosjeve që gjejnë në zyrën e tyre, dhe shtoi se shumë shpejt qëndrimi i SHBA ndaj qeverisë shqiptare do të ndryshojë.
Ai kujtoi një histori që ka ndodhu vite më parë, ku një diplomat nuk priti në zyrë dy intelektualë, pasi dyshonte se ata mund ti çonin dosje.
“Kam pasur raste, nuk ka njerëz të pagabueshëm, marrëdhëniet që krijohen mes një diplomati dhe përfaqësuesi të shteti janë të ndryshme.
Edhe deklarata edhe fjalimi i fundit i presidentit Biden, që është një njeri me eksperiencën më të madhe politike, vë në plan të parë demokracinë, dhe i bën thirrje popullit, jo vetëm amerikanëve, dhe thotë duhet të luftohet nga të gjitha autokracia. Tani a ka shenja të autokracisë në vendin tonë, edhe qëndrimi i tyre do të ndryshojë.
Një ambasador refuzoi që të priste në takim dy intelektual pasi mendonte se kishin dosje, historia mund të ndryshojë“, u shpreh Nesho.
(E.K/Faxweb.al)