Pas mbledhjes së qeverisë Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me krizën energjetike në vend. Rama tha se kanë bërë çmos që të mos rritet çmimi i energjisë për qytetarët dhe biznesin e vohël.
Ai po ashtu iu bëri thirrje qytetareve që të kursejnë, për shkak se dimri do të jetë një sfidë e madhe.
Rama: E njëjta fjë do të ndodhi me pensionet, të cilat janë sic e kemi thënë riindeksuar, kemi një rritje me 9.5 % në krahasim me një vit më parë, kjo do të materializohet në pensionet e radhës, e njëjta gjë me të gjitha familjet me ndihme ekonomike, me rritje 10 % ku gratë kryefamiljare kanë dyfishim. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike do të behet dyfishim.
Edhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Është e gjitha kjo një paketë besoj e plotë në këtë fazë në përgjigje për të mbrojtur sa më shumë njerëzit nga inflacioni i luftës, inflacioni nuk e solli qeveria dhe nuk e heq dot.
Ajo që qeveria mund dhe do ta bëjë deri në fund, si në termet dhe pandemi, dy kriza të rënda, do bëjme dhe në këtë krizë të madhe, që është e përbashkët, e përbotshme, edhe më e perbashket se dy të parat, se i prek të gjithë pa përjashtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ngulm që në cdo hap qeveria të jetë pranë njerëzve që kanë nevojë për mbështetje.
Është shumë e rëndësishme paralelisht do bëjmë cmos që të mbajmë të paprekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset vogla.
Ne nuk duam as të mos preket çmimi dhe as të mos ketë kufizim, dimri është një sfidë e madhe, duke i qëndruar deri në fund me këmbengulje për të mos prekur çmimin e energjisë.
Do shohim dinamikën e kursimit dhe dua tu bej thirrje qytetareve, që të hyme në mendësinë e kësaj situate. Pikëpyetja më e madhë është a do të kete energji, jo për Shqipërinë por gjithë botën.