Aktorja Sharon Stone thotë se ajo ishte bllokuar nga aplikacioni për takime romantike ‘Bumble’.
Platforma në internet tha se kishte pasur disa raportime për një profil të rremë, ndërsa 62-vjeçarja postoi në Twitter.
“Hej @bumble, jam përjashtuar nga aplikacioni?” pyeti ylli i filmit ‘Basic Instict’ aplikacionin i cili gjen partnerë që përputhen dhe që kërkojnë romancë bazuar në vendndodhjen e përbashkët.
Bumble thonë se ata tani e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të “kthehet te Bumbling”.
Sharon Stone u ngrit në famë në vitet 1980 dhe 1990, duke u shfaqur në filmat hit si Total Recall, The Mighty dhe Casino.
Një skenë në filmin 1992 ‘Basic Instict’ u bë i famshëm kur ajo hapi këmbët gjatë një marrje në pyetje të policisë. Ajo kishte veshur një fund të shkurtër dhe pa të brendshme.
Aktorja është martuar dy herë – së pari me producentin Michael Greenburg dhe më pas gazetarin Phil Bronstein, me të cilin u nda në 2004.
Stone ka folur publikisht në të kaluarën për takimet romantike.
Në vitin 2014 ajo tha se ishte “në dispozicion për takime”. Në Late Show vonë vitin e kaluar ajo i tregoi mikpritësit James Corden dhe të ftuarit e tij Elton John atë që po kërkonte tek një burrë.
“Më pëlqejnë shumë të gjatë,” tha ajo.
Sharon Stone dhe Michael Douglas luanin 2 personazhe të dashuruar në Basic Instinct.
“Shpresoj se ju të gjeni mjaltin tuaj,” tha Znj O’Connor para Stone, pasi Bumble e kishte zhbllokuar atë.
Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë gjë në mes. Burimi: BBC