AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Diku ka çaluar kjo hallkë”, inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

Inxhinierja Luljeta Bozo, në një lidhje telefonike për Fax News nga Durrësi, foli në lidhje dëmet dhe restaurimin e ndërtesave në Durrës.

Bozo u shpreh se autorët e projektit dhe zbatuesit e tij duhet të jetë të pranishëm në ndërtesat, nëse ekpertët vendosin që një object do të riparohet ose jo.

Sipas saj autori i projektit është përgjegjës, pasi ka hedhur firmën edhe për sigurinë e projetit që do të ndërtohet.

“Dëmet janë goxha. Të thuash si nuk ka dëmë është ti bësh qejfin vetes dhe të gënjesh. Ja po shoh këtë godinën 12 katëshe.

Ka dëmtime, por me një të parë të jashtme mendoj se janë gjëra që mund të riparohen. Por në çdo riparim duhet të jenë autorët, që do të thotë ato që e kanë projektuar dhe ato që e kanë zbatuar, pa ato nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje.

Ata duhet të jenë sesbën pranë konsulentëve ose ekspertëve që thonë do të riparohet kjo apo ajo. Në çdo rast për çdo rekomandim që do të jepet duhet të jenë autorët që do të thotë projektuesit dhe zbatuesit.

Normalisht autori i projektit ka firmosur për projektin që është zbatuar, ai ka firmosur për sigurinë e projektit. Projekti është i depozituar në zyrën e urbanistikës. Të merret dhe të shikohet nëse i kanë bërë sipas projektit apo jo.

Duhet të verifikohet nëse projekti ka qenë i sigurt apo jo? Diku ka çaluar kjo hallka e ndërtimit. Këtu ka ndërtesa ngjitur që nuk kanë pësuar asgjë.

Autorët e projektit duhet të jenë prezent, pasi edhe banorët mund të kenë ndërhyrë dhe të kenë prishur projektin, ndërkohë që projektuesi nuk e ka zbatuar këtë gjë. Të merret projekti dhe të shikohet.

Në përgjithësi, ka godina që janë me projekte të dobta pasi janë dëmtuar, dhe e dyta ka ndëhyrje të banorëve.”- u shpreh banorja.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *