Analisti Fatos Lubonja është vënë sërish në qendër të sulneve. Makina e tij është dhunuar sërish natën e Vitit të Ri dhe për këtë ngjarje ka bërë kallëzim penal në datën 2 janar në prokurori.
Ka qenë vetë analisti ai që ka konfirmuar diçka të tillë për mediat. Sipas burimeve, ai ka kërkuar nga autoritetet që të zbardhet e plotë ngjarja, pasi sulmi është kryer nga persona të paidentifikuar.
Kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë. Më datë 1 korrik makina e analistit Lubonja u dhunua me gurë. Personi, cili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejte ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.