Policia e Tiranës ka prangosur 5 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga dhuna në familje e deri të të dehur në timon.
Konkretisht, shtetasi me inicialet H.M. ëshët arrestuar për dhunë në familje; shtetasi F.L. është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi; shtetasi A.Ll. ka aksidentuar një person; ndërsa shtetasit B.B. dhe R.Gj. janë kapur duke drejtuar mjetin të dehur.
Njoftimi:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
F.L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
A.Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
B.B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)