Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dhuna ndaj Dollapit, Mediu: Skandal! U urdhërua nga Rama, kjo është fytyra e vërtetë e këtij shteti të kalbur

Dhuna që efektivët e policisë ushtruan ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi është dënuar fuqishëm edhe nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Gjatë një komunikate për mediat, Mediu e ka cilësuar dhunën ndaj Dollapit, si një akt vandal të urdhëruar nga Rama dhe duke u shprehur se, kjo është fytyra e vertetë e një shteti të kalbur e të korruptuar i cili ka bërë marrëveshje me krimin kundër qytetarëve.

“Akti vandal i policisë ndaj Sekretarit Organizative te PD Sahit Dollapi, i urdheruar nga Rama është fytyra e vertete e nje shteti te kalbur e korruptuar i cili ka bere marveshje me krimin kunder qytetareve.

Policia tashme eshte nje instrument politik i nje Kryeministri mjeran i cili ka nxjerr ne shitje Shqiperine dhe Kosoven per interesat e pushtetit te tij.

Dhuna e paprecedentë ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, z. Sahit Dollapi dhe pengmarrjen e tij nga policia e shtetit, e cila ka detyrë kryesore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë eshte nje kopje e shemtuar e narkoshteteve.

Për këtë skandal, në morinë e gjithë skandaleve të kësaj qeverie të korruptuar që ka kapur peng shtetin dhe qytetarët shqiptarë, do të përgjigjen para ligjit të gjithë ata që kanë urdhëruar dhe ekzekutuar këtë akt skandaloz ndaj Sahit Dollapit!”, shkruan Mediu.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *