Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dhuna është e dobishme”, nuk kanë të ndalur deklaratat e çuditshme të Lleshajt: Doja t’i kërkoja falje gazetarit Lela, por tani nuk e bëj sepse…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Java’ duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lleshaj tha se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qytetarë që shkelin ligjin. Lleshaj ka shkuar deri aty saqë shprehet se dhunë është një dobi publike.

“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,’-tha Lleshaj.

Nga ana tjetër Lleshaj ka folur edhe për dhunën ndaj gazetarit Alfred Lela, ku thekson se ka ndryshuar mendim dhe se nuk do i kërkojë falje, pasi Lela filloi me fyerje e kërcënime të ulëta ndaj tij dhe policisë.

“Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një mesazh z.Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur t’i kërkoj ndjesë z.Lela, por s’më la shans ta bëja një gjest apriori. Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpërtheu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë. Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcënime të dobta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij. Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, bëhet objekt anekdodash”.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *