Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me orarin e përplasjes së nisjes së fushatave elektorale të PS-së dhe PD-së ditën e sotme.
Rama u shpreh se Basha i la të presin në të ftohtë mbështetësit e tij një orë, duke shtuar se përplasja e orarit erdhi si pasojë e shtyrjes së vazhdueshme që i bënë nisjes së fushatës së PD-së.
Duke sulmuar nisjen e fushatës së PD-së, që sipas Ramës u mblodhën duke injoruar rregullat e pandemisë, ai theksoi se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë pikërisht për arsyen se shqiptarët nuk duan më të vonohen.
“Vijnë dasmorë që kanë vënë para një dhëndërr që vonohet një orë. Lë një orë të presin njerëzit në të ftohtë. Natyrisht po flinte gjumë. Përtej kësaj, këtu ka dëshirë për të folur me fjalë, sepse njeriun nga kafsha, fjala e ndan. Atje në mungesë të dhënrrit, dasmorët dëgjojnë klithma, pasthirrma. Si mund të pretendohet, në shekullin 21, në vitin 2021, që të merret në dorë Shqipëria, e të qeveriset me britma, pasthirrma, klithma. Nëse do të dini se cfarë e pret këtë vend, nëse ata do të vinin sërish në krye, shikoni sheshin Nënë Tereza. Bllokim total dhe ngatërrim me këmbët e veta i secilit. Ai që duhet t’i mundësojë lehtësim, është ai kapësi për këmbë i të gjithëve. Po të shohësh vonesën, është shumë domethënëse.
Vonuan dhe takimin tonë. Kanë 3 ditë që ndërrojnë orën. Ka një traditë që e kanë thyer, dhe na kanë vonuar. Pak minuta vonesë për ne janë shumë. Ne nuk jemi mësuar të vonohemi, sepse Shqipëria është vonuar prej këtyre. Arsyeja pse do marrim mandatin e tretë është sepse Shqipëria nuk do të vonohet më prej tyre. Këtu ka qytetari për të qenë së bashku me të gjithë shqiptarët. Janë rreth 20 mijë që aktualisht janë me ne këtu përmes Facebook. Shohim disa njerëz të mbledhur me kujdes, me distance. Nga ana tjetër shohim diccka të vështire të dëshifrohet deri në fund. Si mund të ndodhë që sot, kur në hartën e Europës, treccereku janë në ngjyrë të kuqe, Patjetër që fushata është një sfidë, që përballja që kemi është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm. Zbrapsja totale e virusit nga jetet tona. Të tjerat vijnë pas kësaj dhe ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik. Mbi të gjitha përveccse t’i vëmë në rrezik ata që thëqrrasim, të ccojmë mesazhin e gabuar,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)