Nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku është shoqëruar në Komisariatin e Policisë të këtij qyteti për të dhënë shpjegime për bllokimin e rrugës gjatë ditës së sotme.
Bashkë me të janë shoqëraur edhe 10 persona të tjerë të cilët protestuan gjatë paraditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Tiranë .
Protesta detyroi eskortën e kryeministrit Rama të devijonte rrugë duke u futur nëpër akse rurale sepse ky i fundit kishte planifikuar një takim me banorët e Vaut të Dejës.
Ata dolën në autostradë duke bërë thirrje kundër tij dhe kundër qeverisë që ai drejton gjë e cila jo vetëm bëri që kryeministri të ndryshonte rrugë por shkaktoi edhe kaos në trafik (Lexo këtu) .