Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

DETAJET/ Kush është polici i plagosur në Peshkopi, pse nisi sherri

Zbulohen të tjera detaje nga sherri që ndodhi pak më parë në qytetin e Peshkopisë, ku mbeti i plagosur një efektiv policie.

Burime thanë për “Faxweb.al” se polici i plagosur nga dy persona është Bukurosh Zagradi, 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet të ketë nisur mes dy familjeve për motive pronësie. Sipas informacioneve, ky është një konflikt i vjetër pasi edhe para pak muajsh familjet janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një prej autorëve të plagosjes, shtetasi me iniciale R. M., është kapur, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *