Detaje të reja kane dalë në dritë në lidhje me krimin tronditës të kësaj mbrëmjeje të diele në Shkodër, ku Fabian Vukaj, 55 vjeç ia ka marrë jeten motrës së tij, Diana Vukaj, 58 vjeçe.
Informacionet paraprake nga uniformat blu kanë sugjeruar se nga veprimet e para hetimore dyshohet se Diana Vukaj është vrarë me armë zjarri rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”.
Ndërkohë, autori Fabian Vukaj është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme, sipas policisë.
Efektivët dhe hetuesit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet përkatëse për saqrimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes