Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dëshmitarët zbulojnë detaje për vajzën shqiptare të zhdukur në Greqi: Ishte në gjendje të rëndë, i ra të fikët në rrugë

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për Artemis Vasilin, 19-vjecaren shqiptare që rezulton e zhdukur prej 5 ditësh në Greqi. Babai i dëshpëruar ka bërë thirrje që kushdo që e sheh vajzën, të njoftojë autoritetet. Hera e fundit që u pa Artemis Vasili ishte duke ecur drejt një stacioni autobusi pasi sipas familjarëve do të shkonte në një intervistë pune, por nuk u kthyer më.

Disa dëshmitarë shprehen se e kanë parë në gjendje të rënduar psikologjike duke qarë të vetme në një rrugë kryesore të Athinës. Një grua thotë se iu afrua vajzës dhe tentoi ta qetësonte dhe u përpoq ta ndihmonte, por Artemis nuk e pranoi dhe zgjodhi të largohej.

Një tjetër dëshmitar thotë se e ka parë mëngjesin e së hënës duke zbritur nga një stacion autobusi. Sipas tij, vajza ishte e trembur dhe ishte larguar me nxitim. Mediat greke thonë se një tjetër infromacion tregon që Artemis u gjet në gjendje të të fikëti në rrugë, por sapo u përmend nga kalimtarët, u shpreh se është mirë dhe u largua.

Babai i Artemis ka zbuluar se ka përjetuar një histori dashurie me një 24 vjeçar që e njihte në Facebook, por sipas tij, vajza i ka thënë se ka përfunduar. Megjithatë, edhe miqtë thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *