Faxweb.al mëson detaje të reja nga jahti që u gjet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ndërsa ngjarja vijon që të jetë e rrethuar me doza misteri.
Sipas burimeve policore jahti i përket një shtetasi italian dhe është braktisur që në bregdetin e Kurbinit afër Gudullës. Afër jahtit është gjetur dhe një gomone që mendohet se me anë të sajë personat që e kanë sjellë kanë zbritur në tokë dhe janë larguar prej aty.
Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit sonte në ora 20.10.
Policia vijon hetimet, ndërkohë që dyshimet janë se mund të jetë kryer ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm përmes këtij mjeti ujor.
Pak muaj më parë në vendin tonë u braktis një tjetër jaht, në pronësi të disa shtetasve turq, ndërsa kapiteni i tij nuk u mund të gjendej dot kurrë, pavarësisht pretendimeve të ndryshme nga ana e familjarëve.
(E.K/Faxweb.al)