Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplasja për ferro-kromin/ Dy familjet japin qendrime të ndryshme për atentatin në Bulqizë, vëllai i autorit: Kemi frikë të dalim, dje e kanë ndjekur me makinë Besmirin

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i ndodhur dje në Bulqizë, ku u qëllua me armë në drejtim të një makine ku ndodheshin dy kushërinjtë, Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli.

Vëllai i këtij të fundit, Ergys Zeneli ka treguar për Fax News dhe zanafillën e konfliktit mes dy familjeve, që daton në Gusht të këtij viti, e që pas saj fshihen interesat e kromit. Zeneli shprehet se vëllai i tij, Besmiri që në muajin Gusht ka denoncuar kushërinjtë Tola, dhe policia u ka sekuestruar atyre vetëm një armë gjahu.

“Djali i xhaxhait të Shaqirit është konfliktuar me vëllain që në muajin Gusht. Vëllai, Besmiri ka denoncuar Ardit Tollen. Pasi i ka denoncuar në gusht policia i’u sekuestroi armën e gjahut. Djali i Shaqirit ka kërcënuar me armë vëllain në shtator. Besmiri është ndjekur nga Shaqiri dhe Lindi Tollaj dje, kur ka kaluar para lokalit ku ata qendronin.

Shaqiri i është vënë në ndjekje me makinë vëllait, dhe e kanë detyruar që të dalojë. Vëllai i ka përplasur me mjet pasi ishte i kërcënuar për jetën, Shaqir dhe Lindi Tollja kanë qëlluar në drejtim të Besmirit. Plumbat kanë goditur makinën e Besmirit, prej kohësh kemi frikë që të dalim në Bulqizë nga Tollajt. Ne jemi përpjekur të sheshojmë mos- marrëveshjet”, shprehet Ergys Zeneli.

Ndërkohë që një tjetër version kanë anëtarët e familjes Tollja, të cilët thonë se vazhdimisht Besmir Zeneli i ka kërcënuar anëtarë të tyre.

Shaqir Tollja, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri, tha dje se Bezmir Zeneli i ka rrahur djalin 15-vjeçar dhe se pavarësisht denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi dyshon që të ketë lidhje me shefin e komisariatit.

“Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferro-kromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes  Zenelit dhe kushërinjve të mi.

Unë jam minator, nuk kam fabrikë! Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme”, është shprehur dje Shaqir Tollja.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.