Biznesmeni i lojërave të fatit, 40-vjeçari Gramoz Memaj është qëlluar me për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij gjatë mbrëmjes së të dielës. Mësohet se Memaj ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.
Midis të tjerash, ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte vetëm me nënën. Autorët (dyshohet kanë qenë 3 persona), e kanë qëlluar 40 vjecarin nga një distancë e afërt dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Fax Neës dhe Faxëeb.al ka raportuar më herët edhe se Memaj është qëlluar për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij. Policia ka zbuluar se plagosja me pasojë vdekjen e biznesmenit ndodhi rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës së tij, në rrethana ende të pa qarta.
Banorët e lagjes së memajt kanë konfirmuar se një ditë më parë, viktima është përfshirë në një konflikt në lokal. Sipas tyre, ky mund të jetë edhe shkaku i vrasjes së biznesmenit.