Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Detaje nga kontrabanda në Qafë-Botë, si u kapën në flagrancë duke kaluar 800 kilogramë limona të pa zhdoganuar

Një rast kontrabande në pikën doganore të Qafë-Botës, u bë i ditur mëngjesin e sotëm, për të cilin u tha se doganieri ishte arratisur drejt territorit grek.

Nga të detajet më të fundit të Policisë së Sarandës, mësohet se bëhet fjalë për kontrabandë limonash, për të cilën është vënë në pranga shtetasi 23-vjeçar Valter Selmani, i cili u kap duke transportuar 800 kilogramë limona të pa zhdoganuar.

Është shpallur në kërkim doganieri i turnit, shtetasi A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Detaje të Policisë së Sarandës:

Sarandë Policia Kufitare ka kapur në flagrancë një shtetas për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Shpallet në kërkim Doganieri i Kontrollit Fizik në Qafë Botë!

Arrestohet shtetasi: – Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë. Më datë 14.04.2017, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.

Ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).

Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, shtetasin A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Po punohet për kapjen e tij.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *