13:40 | 13/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimet e zyrtarëve të AKBN-së, në hetime u përfshi dhe FBI-ja, personi kryesor i supermashtrimit i shpëton Policisë. Sa është dëmi ekonomik i shkaktuar (Detajet)

10:10 | 07/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimet e zyrtarëve të AKBN-së, në hetime u përfshi dhe FBI-ja, personi kryesor i supermashtrimit i shpëton Policisë. Sa është dëmi ekonomik i shkaktuar (Detajet)

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci

Kanë dalë emrat e të gjithë zyrtarëve të ish-zyrtarëve, për të cilët është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, për veprimtarinë që kanë kryer, teksa kanë qenë pjesë e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

5 prej zyrtarëve të AKBN për të cilat prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

Policia ka mundur të vërë në pranga shtetasit: Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe biznesmenin Naim Kasa, ndërsa për shtetasen Rezarta Qose është dhënë masa e arrestit të shtëpisë. Për këtë aksion vijonë të mbeten në kërkim Klodian Gradeci dhe Isuf Berberi, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë njoftuar më herët për atë që mund ti priste, pas hetimeve që kanë nisur prej vitit 2016.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, për të cilën hetimet kanë nisur që në vitin 2016. Nga çështja në total rezultojnë 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikua dhe dëmi llogaritet diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma Feniks, një firmë shqiptare ajo që ka falsifikuar fatura të një firme ambientale.

Firma Feniks ka në vendin tonë tetë puse nafte me koncension dhe kishte detyrim që të kryente investime sipas marrëveshjes, të cilat nuk janë bërë. Por me fatura false ka sajuar sikur me një firmë amerikane së bashku me të ka kryer investime.

Mësohet se në këto hetime të Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI, e cila nisi letër porosi ku tha se faturat janë false dhe kurrë nuk janë bërë shërbimet.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore  disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

 D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 N.K.,  53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit  K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (E.K/Faxweb.al)

ShareTweetSendShareSend
Pas

Zhdukja e 3 të rinjve në Malësi të Madhe/ Gazetari rrëfen detaje për fouristradën që i ndiqte kur po shkonte me babain e autorit të dyshuar tek parcelat e drogës dhe përgjigjen e papritur që i dha policia

Para

“Nga regjisor, ja arrite qëllimit të bëhesh asistent regjisor”! Julian Deda thumbon Altin Bashën pas largimit nga Portokallia

Para
“Nga regjisor, ja arrite qëllimit të bëhesh asistent regjisor”! Julian Deda thumbon Altin Bashën pas largimit nga Portokallia

“Nga regjisor, ja arrite qëllimit të bëhesh asistent regjisor”! Julian Deda thumbon Altin Bashën pas largimit nga Portokallia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

VIDEO/ Pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia në Himarë, skafi futet në zonën lundruese, policia gjobit pronarin

Ndodh në Tiranë/ Makina bie në lumin e Lanës, shoferi ia mbath nga vendngjarja, policia vihet në kërkim të tij

Dorëzohet në KiE rezoluta e votuar në kuvend kundër raportit të Dick Marty-t, Rama: Nuk mund të qëndrojë më në fuqi

“Puna ka rënë, njerëzit kanë ikur”, boshatiset tregu i fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët nuk përballojnë dot çmimet

Plazhet e boshatisura nga pushuesit, Rama: Janë shtuar turistët britanikë në Shqipëri

“Një hall i madh e shtyu Ramën të ndryshonte drejtim”, Këlliçi: I dha 22 milionë euro Gugalles për një propozim të pakërkuar

Profesori i historisë: Më mirë të mbyllen shkollat shqipe nëse lejohet mbajtja e shamive, ky është mjerim i këtij populli

I gjendet drogë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali, tregtonte makina “Porche” për të pastruar paratë (EMRI)

Dhuna policore dhe racizmi në Gjermani, qytetarët protestojnë për vdekjen e emigrantit 16 vjeçar

Mijëra oficerë policie në aksion, asgjësohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis nga Shkodra në Gjirokastër

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.