Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.
Burime bëjnë me dije se automjeti ‘Toyota’ me targa greke, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke.
Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se kanë ndërruar jetë 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të prindërit dhe një fëmijë i mitur), ndërkohë që nga raportimet nga terreni bëhet me dije se ka ndërruar jetë dhe fëmija tjetër i familjes.
FaxNews ka mësuar se familja që ka ndërruar jetë në aksidentin tragjik është familja gushi nga Patosi.
Gjithashtu të plagosur, kanë mbetur dhe 3 të rinjtë të cilët po lëviznin me mjetin tip ‘Audi’, i cili dyshohet se shkaktoi dhe aksidentin. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë ndërkohë që dy të tjerët në gjendje të stabilizuar.
Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike, përpara se të përfundonte jashtë autostradës.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.