Ka dështuar mbledhja ku do të bëhej ballafaqimi publik me Dritan Lelin në Vlorë, i kërkuar nga këshilltarët socialistë, që prej fillimit të këtij muaji. Shkak për këtë është bërë refuzimi i Dritan Lelit për të bërë një mbledhje me këshilltarët në një ambient të mbyllur, ku të pranishëm do të ishin 60 veta.
Sipas Lelit takimi në Teatrin “Petro Marko” ishte në shkelje me rregullat e vendosura nga qeveria, sa i takon masave anticovid.
Leli bëri publike më herët dhe shkresat që i kishte nisur kryetares së Këshillit Bashkiak, të cilës i rikujtonte se mbledhja po organizohej në shkelje të ligjit, dhe ajo mund të bëhej fare mirë përmes platformës ”zoom”.
Por për këshilltarët bashkiakë, të kryesuar nga Anduel Tahiraj, kreu i PS-së në Vlorë, qëndrimi i Lelit ishte një mbyllje e derës për përballje, dje grumbullimi i 50 personave është i lejuar.
Tahiraj shkoi deri aty, sa tha se rëndësia e kësaj mbledhje ishte aq e madhe sa mund të bëhej një mbyllje syri edhe për ligjin, ndërkohë që dje Fax Neës publikoi një audiopërgjim, për mënyrën sesi ishin detyruar këshilltarët që të firmosnin shkresën për ballafaqim me Lelin, pa dëshirën e tyre.
‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.
Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.
Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.
Socialistët, që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, janë duke përdorur të gjitha mekanizmat për largimin e Lelit nga Bashkia, ndërkohë që ky i fundit është i vendosur që të çojë deri në fund mandatin e marrë prej qytetarëve në zgjedhjet e 2019-tës.
(E.K/Faxweb.al)