22:15 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëshmoi kundër Shullazit, dhunohet dhe grabitet babai i dëshmitarit Besnik Musai

17:57 | 19/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, pritet të dëshmojë ish kryeministri Berisha

Babai i dëshmitarit të prokurorisë, Besnik Musai, i cili dëshmoi në gjyq kundër Emiljano Shullazit është dhunuar.

Sipas informacioneve të para, Naim Musai, i cili punon si kambist, është dhunuar dhe grabitur një natë më parë. Atij i janë vjedhur 150 mijë lekë dhe 250 euro, ndërsa është lënë me dëmtime në fytyrë dhe trup.

Siç dhe bën me dije policia e Durrësit, dy personat pasi e kanë dhunuar janë larguar disa metra, por më pas janë kthyer duke i marrë çantën marsup që Musai kishte me vete.

Brenda në çantë Musai kishte 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra, para këto që ai i përdorte për këmbim valutor. Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Durrësit, kanë nisur hetimet duke kërkuar pamjet filmike në zonë por dhe pyetur Musain, lidhur me karakteristikat e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës tek “Rrota e Kuqe”. Besnik Musai dëshmoi në gjyq kundër Shullazit për konfliktet me Ylvi Beqajn. Ai ka qenë shofer i këtij të fundit, ndërsa ka qenë edhe prezent kur u bë kontrata e dhurimit të hotel “Vollgës”. Besnik Musai deklaroi në gjyq se Shullazi i ka vënë pistoletën në kokë Beqjas.

Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja Musai u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak se Besnik Musai, shofer dhe kunat i biznesmenit Ylvi Beqja, doli dhe dëshmoi në gjyqin kundër këtyre personave.

Etiketa: besnik musainaim musaishullazi
Pas

VIDEO epike/ Gazetari çmendet nga gëzimi pas fitores së Milanit, çohet dhe i puth të gjithë në studio

Para

Mashtruan 6 persona dhe morën 490 mijë lekë kredi në emër të tyre, pranga të riut. Një tjetër shpallet në kërkim

Para
Tenton të vrasë me thikë një shtetas për motive të dobëta, arrestohet nga policia (Emri)

Mashtruan 6 persona dhe morën 490 mijë lekë kredi në emër të tyre, pranga të riut. Një tjetër shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

Shenjat më me fat dhe më të pafat të muajit shkurt

“Vetëm Zoti më ka shpëtuar”, rrëfehet Ronaldo Sharka: Jam bullizuar në shkollë, kam tentuar vetëvrasje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.