Dëshmi të tjera për dhùnë sèksuale në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër janë rrëfyer ditën e sotme nga Ndoi Rripa, i cili ka jetuar aty nga viti 2004 deri në 2013. Pasi konfirmon fjalët e Adriana Berishës dhe Ervis Zefit, tregon çfarë përjetoi nga roja dhe kujdestaret e jetimores në fëmijëri.
“I qëndroj pro deklaratave të tyre. Kam qenë person që jam dhù.nuar fizikisht nga roja i natës. Ai më detyronte të pastroja banjat. Nuk është ai që ka folur Adriana. Ai që më ka dhù.nuar mua ka qenë roja brenda institucionit, që flinte aty për të na ruajtur ne. Kur e kundërshtoja që të mos pastroja, ai më gò.diste. Ne si fëmijë e kemi bërë punën e tyre.
Kam qenë 10-11 vjeç. Dhù.na nuk ka qenë vetëm për një periudhë moshe, por gjithmonë. Jam gò.ditur shumë herë me hè.kura, shkopinj si nga kujdestaret femra ashtu edhe meshkuj. Kur vinte drejtori, ato silleshin shumë mirë me ne”, tha Rripa për emisionin “Shqipëria Live”.
Po i njëjti roje, sipas Ndoit, ka përdhù.nuar një të mitur në dhomë ndërsa ndèshkimi i vetëm që mori ishte pushimi nga puna. E mitura ishte e fríkësuar për ngjarjen dhe nuk e pohoi asnjëherë dhù.nën sè.ksuale, aq më pak të fliste publikisht për të. “E ka marrë te dhoma e tij, e unë kam dëgjuar të bèrtiturat. Kur e morën vesh, atë vetëm e larguan nga puna”, tha Ndoi.(A.M/Faxweb.al)