Lazio dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në derbin e kryeqytetit. Java e dytë na ka bekuar me dy supersfida, Juve-Napoli, që përfundoi 4-3, dhe të dielën ishte derbi Olimpico-s.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1, por ndeshja ka pasur edhe pesë shtylla, të gjitha në pjesën e parë.
Ashtu siç pritej, sfida ishte e luftuar dhe me sulme nga të dy krahët. Roma fitoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Alexandar Kolarov. Ish-laciali ka festuar duke rrituar tifozët e kaltër.
Një fakt interesant, plot pesë herë është goditur shtylla ose traversa në 26 minutat e para, me shumë mundësi do të jetë një rekord në kampionatin italian.
Pas pushimit ishte Luis Alberto ai që barazoi rezultatin për Lazion në minutën e 59’ të takimit. Ritmi i lojës ra disi me kalimin e minutave dhe duket qartë se skuadrat nuk janë akoma në 100% të formës fizike.
Lazio shënon në kohën shtesë, por VAR ka anuluar golin. Një barazim i drejtë në derbin e kryeqytetit.