Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Deputeti vihet në siklet nga Ruçi, pothuajse kishte mbaruar fjalën: Pse fole ti, ulu se nuk po diskutohet për këtë temë

Deputeti i opozitës parlamentare, Enver Roshi, i cili hyri në Kuvend nga listat e LSI-së ka kaluar një moment të sikletshëm mbrëmjen e sotme në Parlament teksa mori fjalën gabimisht pasi Ruçi iu drejtua kolegut të tij, Artur Roshit për të folur rreth disa propozimeve mbi projektligjet që po votohen gjatë seancës së sotme.

Enver Roshi nisi të fliste nga vendi ndërsa kryetari i Kuvendit e ndërpreu pasi kishte kaluar pak kohë, duke I thënë se e kishte fjalën deputetin tjetër, Artur Roshi, duke iu drejtuar me fjalët se po flitej për një ligj tjetër dhe jo për propozimet mbi një nen lidhur me projektligjin e buxhetit të 2020.

Ndërkohë deputeti është vënë në siklet dhe është ulur në karrige ndërsa fjalën e ka marrë “Roshi tjetër” siç e quajti edhe Ruçi.

Enver Roshi

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *