Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti i PD-së paralajmëron Kosovën: Kujdes me ‘Gjykatën Speciale’

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka paralajmëruar shtetin e Kosovës në lidhje me shfuqizimin ose jo të ‘Gjykatës Speciale’.

Sipas Shehut shfuqizimi i ‘Gjykatës Speciale do të ishte një ripërsëritje e votës së Shqipërisë në OKB.

POSTIMI:

“KUJDES KOSOVA: SHFUQIZIMI I “GJYKATES SPECIALE” DO TE ISHTE PERSERITJE E VOTES TRAGJIKE TE SHQIPERISE NE OKB!
Nje tjeter paralajmerim i ashper arrin nga ShBA ndaj shqiptareve, duke i vendosur nje “vije te dyte te kuqe”.
E para kishte te bente me voten ne OKB per ate Rezolute. Fatkeqesisht ne nuk ditem te respektojme e mbeshtesim miqte e medhenj, dhe kjo nuk do te kaloje pa pasoja serioze.
E dyta ka te beje me perpjekjet qe po behen ne Prishtine per shfuqizimin e “Gjykates Speciale”, me pasoja tejet te renda kjo per te ardhmen e Kosoves.
Une nuk e di nese mbas te dy rasteve fshihet e njejta “regji”, por dyshime te bazuara lindin.
Prej kohesh ne Ballkanin Perendimor kane ripenetruar e riaktivizuar faktore, qe duan te mbajne shqiptaret larg Familjes Europiane e Perendimore.
Kujdes, keshtu veme ne rrezik arritjet madheshtore e historike, qe shqiptaret arriten ne keto 25 vite, si asnje popull tjeter ne rruzull, te pa mundura keto pa perfshirjen totale te ShBA e te disa vendeve te BE!
NUK PO KUPTOJ: PSE QEVERIA JONE QE NUK HUMB RAST PA MARRE POZA PATERNALISTE, PO HESHT KETO DITE!?”- shprehet Tritan Shehu.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close