Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti i LSI-së del kundër mosbindjes civile: Basha nuk është kryetari i partisë sime

Ditën e djeshme pas një takimi në selinë e Partisë Demokratike, opozita e bashkuar bëri thirrje për mosbindje civile.

Por mesa duket kjo ka hasur në kundërshti brenda rradhëve të deputetëve të LSI-së. Robert Bitri ka qenë deputeti i parë që ka dalë kundër kësaj nisme të opozitës së bashkuar.

Ai shprehet se: Z. Basha nuk është kryetar i partisë sime. Nuk jam dakord me mosbindjen civile.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të tjerë brenda rradhëve të PD-së dhe të LSI-së.

Nga ana tjetër në lidhje me thirrjen e opozitës pak më herët ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili ka thënë se e gjitha kjo bëhet për t’i shpëtuar drejtësisë.

‘’Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruante Rama.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *