Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Denoncim i fortë/ Protestoi kundër Borchardt, policia arreston 70 vjeçaren (foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook-un e tij një denoncim të qytetarit dixhtal.

Berisha shkruan se një 70 vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka protestuar kundër Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt.

Më tej në denoncim thuhet se Lefterie Duraku ka protestuar në trotuar kundër ambasadorit.

Ndërkohë avokati Artan Manushaqe ka reaguar në një postim në Facebook, shkruan se zonja Lefterie Duraku është lënë e lirë.

“E nxorem edhe zonjen Lefterije 75 vjece nga ndalimi i rilindjes ne polici!
Faleminderit edhe Avokat Ramiz Billes qe ka qene i gatshem ne cdo kohe per banoret e Unazes se Re!
Zonja Lefterije eshte trimeresh grua!
Familja Duraku jane njerez me kontribute qe diten e pare ne protesten 1 vjecare te Unazes!
Zonjen Lefterije, banore te Unazes se Re e shoqeruan pse protestoi te “Sheratoni i perzene” kunder Borschard!
Jemi mire, jepi shoku rama se ne Surrel do i kesh shqiptaret, jepi se ne Beograd do perfundosh ne azil, se vetem ata te garantojne mbrojtje!” shkruan Manushaqe.

Postimi i plotë:

Nje akt banditesk i narkoshtetit, arresotjne zonjen sepse protestoi kunder Brochard.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk te gangstereve me uniforme dhe kerkoj lirimin e saj te menjehershem.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha policia ka mar nje grua 70 vjec Lefterie Duraku sepse ka protestuar ne trotuar kunder Bochardit tek sheratoni

Ajo ndodhet momentalisht tek komisarjati numer 1.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *