Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Dënimi nga UEFA shpërqëndron Skënderbeun, Daja: Situata e vështirë, nuk mund ta fshehim

Skënderbeu i Korçës nuk është duke kaluar moment të mira pas ndëshkimit që mori nga ana e UEFA-s.

Në transfertën e luajtur në Shkodër, u duk sikur asnjë prej “ujqërve të dëborës” nuk ishte i përqendruar për të dhënë 100% kundër kundërshtarit, çka u shfrytëzua mjaft mirë nga lojtarët e Vllaznisë që fituan edhe takimin me rezultatin 2-1.

Por për trajnerin Ilir Daja, pavarësisht se e pranon se situata nuk është fort e mirë, thekson se ai dhe lojtarët do të jenë totalisht të përqendruar në fushën e lojës.

“Situata nuk është fort e mirë, por lojtarët e Skënderbeut janë profesionistë dhe dinë si të sillen në raste të tilla. Unë dhe lojtarët jemi totalisht të përqendruar në fushë, pasi për të tjerat, ka instanca të tjera në klub, që merren”, tha Ilir Daja për Supersport.

Në lidhje me dënimin e dhënë nga UEFA, Daja u përgjigj: “Ishte një dënim shumë i rëndë. Deri diku e prisnim, pasi bëhej fjalë për një vendim që do të jepej nga anëtarë të të njëjtit institucion, që formuluan edhe pretencën, por ndoshta prisnim një dënim më të lehtë”.

Por sa do të ndikojë kjo në ecurinë e kampionatit, me titullin thuajse të hipotekuar, por në lojë është edhe Kupa e Shqipërisë që për ta fituar më parë duhet “kaluar” nga Vlora.

I pyetur nëse kjo humbje do t’i bëjë mirë për në gjysmëfinalen, Daja tha se:”Situata është e vështirë, nuk duhet ta fshehim, por duhet sa më shpejt ta kthejmë këtë situatë. Kishim shumë raste tek porta e kundërshtarit, nuk kemi bërë gjithçka keq. Shpresoj të ndryshojmë sa më shpejt”.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.