AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Dënim i pafalshëm në histori”, për herë të parë në Teatër pas miratimit të ligjit special, çfarë tha ish-kryeministri Berisha

Piktori Avni Delvina ka çelur ditën e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë ekspozitën me titull “Notre Dame de Tiranë” dhe do të qendrojë e hapur për dy javë.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin figura të artit, të politikës, por edhe shumë qytetarë që po shijojnë artin e piktorit Delvina.

I pranishëm në çeljen e saj ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili foli me mjaft vlerësim për artin e Delvinës.

“E jashtëzakoshme, e cila demostron fuqinë magjike të artit. Fuqinë eprore në mbrojtje të vlerave të çmuara. Avni Delvina në këto tablo ka bërë një sintezë të artit botëror, në mbrojtje të vlerave të këtij Teatri i cili është simbol i Kombit. Siç kanë flamujt, monedhën, simbolet e tjera është një nga simolet e Kombit, të cilin duan ta rrafshojnë neronët e babëzisë dhe korrupsionit. Është një nga ekspozitat më mbreslënëse. Cilido që do të shohë forcën e ftoj të shohë këtë ekspozitë të jashtëzakonshme në të gjitha rrafshet, të mesazheve dhe misionit që piktori ynë i ka dhënë me artin e tij. E përgëzoj nga zemra për këtë.”-u shpreh Berisha.

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarja Edona Haklaj për faktin se pas miratimit të ligjit special për shembjen e Teatrit, nuk ka qenë i pranishëm asnjhëre, ish-kryeministri e pohoi, duke thënë se e ka ndjekur angazhimin e artistëve.

“Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën dhe pash se ishte drama e fundit ishte drama e një grupi narkobanditësh në pushtet. Dikur aty që Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë, tani vërsulet si i babazitur i tërbuar i pangopur që të ndajë para me një mercenar të biznesit siç është ligji Fusha që ka blerë një pëllëmb tokë dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen duke marrë përsipër një dënim të pafalshëm nga historinë e vendit.”- u shpreh Berisha.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *