Delina Fico, aktivistja e shoqërisë civile, njëkohësisht edhe bashkëshortja e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi do të menaxhojë 9 milionë dollarët dhënë nga USAID-i për drejtësinë në Shqipëri.
Fico është drejtor i programit të Shoqërisë Civile në ”East West Management Institute”, donator i të cilit është edhe Fondacioni Soros.
Në maj të këtij viti, USAID-i njoftoi se 9 milionë dollarët do t’i menaxhonte ky institut. Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të ”EWMI”-së gjen se kush është drejtoresha për Programet e Shoqërisë Civile.
”USAID ka ofruar mbështetje për sektorin e drejtësisë në Shqipëri për më shumë se 15 vjet, përmes programeve fokusuar në drejtësi, menaxhimi i gjykatave, media dhe shoqata të shoqërisë civile.”USAID Justice for All” do të implementohet nga kontraktori i Institutit ”East-West Management” përfaqësuar nga Anne Trice”, jep detaje vetë ”USAID” nëpërmjet këtij shkrimi për projektin me vlerën marramendëse që synon përmirësimin e drejtësisë në Shqipëri./SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”326″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]