AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Del video/ “Djepi i Gjykatës së Lartë ka shejtanin brenda”, 10 gjërat që ndoshta nuk i dinit për Dvoranin, lidhjet e forta me PS-në

Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatë së Lartë dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes, për shkak të përplasjeve me presidentin Meta për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkelje të parashikimeve dhe praktikës ligjore, Dvorani vendosi që të emëronte Arta Vorpsin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se të drejtën për të dekretuar gjyqtarin në këtë pozicion e kishte presidenti i vendit.

Pas kësaj Dvorani duket se ka kryer shkelje dhe në mbledhjet e zhvilluara në KED, ku Avokati i Popullit përmes një reagimi publik denoncoi se ishte përjashtuar nga procesi, pavarësisht se në Kushtetutë parashikohet roli i tij monitorues.

Por në një vështim të shpejt të karrierës së Dvoranit, lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë gjithnjë të forta, ndërsa procesi i tij i Vetingut, ku kishte një shifër milionëshe të pajustifikuar la shumë pikëpyetje, dhe shije të hidhur për procesin.

Në videon më poshtë po japim 10 fakte që opinioni publik mund të mos i dijë, siç është “detaji” jo pak i rëndësishëm që Dvorani është propozuar dhe votuar si anëtar i Gjykatës së Lartë me mbështetjen e PS. Në organet e reja të drejtësisë Dvorani ka mbetur në sistem, si një kandidaturë e sponsorizuar politikisht nga PS.

Një tjetër fakt që e lidhë atë me PS është dhe pasi i mbaroi mandati në Gjykatën  e Lartë gjashtë vite më parë dhe PS nuk e zëvendësoi, duke e bërë më të lehtë rikonfirmimin e tij në detyrë.

Po ashtu në drejtim të Dvortanit ka pasur dhe një denoncim nga ana e opozitës, por që nuk është marrë parasysh.

 

 

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *