Janë publikuar sëfundmi, detajet e kontratave të Superligës Evropiane të nënshkruara nga 12 klubet ‘rebele’, që për pak tradhëtuan përfundimisht tifozët e futbollit. Ajo që shihet në kontratë janë shumat marramendësë dhe tashmë çdo ekipi që do i duhet të tërhiqet do paguajë 130 milionë Paund.
Der Spiegel ka publikuar disa faqe të dokumentit, i cili ishte firmosur nga ‘Big Six’ i Premier League, si dhe tre klube nga Italia dhe tre nga Spanja. Në kontratë thuhet se Real Madrid dhe Barcelona do ishin më të përkëdhelurit. Ata do të fitonin gati 60 milionë euro më shumë se ekipet e tjera. Kjo pagesë do bëhej me dy këste, gjysma në fillim të sezonit dhe pjesa tjetër në fund.
Megjithatë, duket se Superliga Europiane zgjati vetëm një javë, pasi tifozët e bërë bashkë nuk pranuan që paratë të merrnin peng futbollin.