Pas miratimit të dekretit të presidentit Meta për Teatrin, vetëm nga mazhoranca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Shalsi deklaroi për mediat se do ta prezantojnë draftin në Kuvend. Një nga pikat kryesore që pëson ndryshim në ligjin e ri për Teatrin Kombëtar, pas kthimit nga Presidenti dhe sugjerimeve nga Brukseli, është hapja e garës për të gjitha kompanitë.
Neni 3, pika 10
Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:
- a) Ministria e Drejtesise;
- b) Ministria e Financave dhe Ekonomise;
- c) Ministria e Infrastruktures dhe Energjise;
ç) Ministria e Kultures;
- d) Avokatura e Shtetit
- dh) Trupa teatrore.
Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit më jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata. Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar c’do ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin me të mire.
Gjithashtu drafi thekson që Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të çdo dokumenti tjeter, qe lidhet me proceduren e përcaktimit e te negociimit te kushteve te kontrates, perfshire edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur eshte rasti.
Ditën e enjte ky draft do të prezantohet në Kuvend, ku pritet që të miratohet, ndërsa opozita ende nuk dihet nëse do të jetë në seancën plenare, pasi tre të parat i ka bojkotuar.
Ndërkohë opozita është kundër dekretimit, përfaqësuesit e saj e thanë hapur se amendimi ishte i jashtëligjshëm sepse duhet të votohet pro ose kundër dekretit, dhe s’mund të amendohet.