Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Deklaroi se kompania gjigande e orëve i kishte kërkuar bashkëpunim, Gjuzi del bllof: Nuk kemi dëgjuar kurrë për këtë person

Deputeti Kujtim Gjuzi mbrëmjen e djeshme ka folur për orën “Atlantik” që ai mban në dorë dhe e vendos vetëm për raste të veçanta, në të cilat nuk harron as ta ekspozoi.

Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar.

Dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë “Atlantic Watch” në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.

“I nderuar Isa Myzyraj!
Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *