AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”. Kështu e nis reagimin e saj gazetarja, Edona Haklaj e cila i kundërpërgjigjet ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me mbylljen e disa mediave online si dhe kërcënimin e mediave në përgjithësi nga kryeministri Edi Rama me pretekstin se përhapin paniK.

Më tej gazetarja shpehet me ironi se nga sot, ne pronarët e mediave skandaloze në Shqipëri, kemi vendosur të mos transmetojmë as deklaratat, as konferencat dhe as videot-live që kryeministri i vendit dhe kabineti qeveritar transmetojnë në median e vetme ‘serioze’ dhe ‘etike’ në vend, ERTV

Haklaj argumenton se kjo duhet të zgjasë derisa “pronari i ERTV” të kërkojë falje për akuzat që ka bërë ndaj medias por edhe fjalorit aspak etik me të cilin u është adresuar.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri.

2 dhjetor, 2019

Nga sot, ne pronarët e mediave skandaloze në Shqipëri, kemi vendosur të mos transmetojmë as deklaratat, as konferencat dhe as videot-live që kryeministri i vendit dhe kabineti qeveritar transmetojnë në median e vetme ‘serioze’ dhe ‘etike’ në vend, ERTV. Vendimi do jetë në fuqi derisa pronari i medias në fjalë të kërkojë falje mbi llumin e derdhur me vetëdije të plotë mbi ‘kazanin mediatik’, duke i kthyer ‘kazanet tona’ në macen e zezë përballë deles së tij të bardhë.
Vendimi ndër të tjera përfshin dhe kërkesë për dëmshpërblim moral dhe monetar, mbi gjithë dëmin psikologjik dhe fyerjen e shpifjen ndaj stafit dhe audiencës tonë mediatike.
Dëmshpërblimi do vihet në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

P.S Ky do të ishte njoftimi më me vlerë dhe më normal në një Shqipëri tjetër, normale.
Por meqë kjo deklarata nuk ekziston dhe po e pranoj që e kam shkruar unë me mendjen time, pres të ndiqem penalisht për përhapje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek pala e paditur 😛

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *