Pas dhënies së lajmit nga presidenti Joe Biden për tërheqjen e trupave nga Afganistani, më 11 Shtator të këtij vit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë si Aleate e NATOS në këtë konflikt.
Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se ShBA-të i janë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat e bëra.
“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. ShBA-të do të jenë përgjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si Aleati ynë i NATO-s”, shkruan Kim në Twitter.