AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Deklarata e tij për muxhahedinët bën jehonë në mediat iraniane, sqarohet Aulon Kalaja: U keqinterpretua

“Edi Rama po përfiton nga rasti pasi amerikanët po e mbajnë në pushtet për shkak se ai ka strehuar muxhahedinët”, kjo deklaratë e gazetarit dhe aktivistit Aulon Kalaja thënë para dy javësh në studion e Fax News, ka bërë jehonë në mediat iraniane.

I ftuar mbrëmjen e sotme, Kalaja u shpreh se deklarata e tij është keqinterpretuar, pasi në artikull kishte thënie që nuk i ka thënë në studio.

“Kjo deklaratë ka gjetur jehonë tek mediat iraniane dhe arsyeja e dytë është. Gjykoj se jam keqinterpertuar në atë që kam thënë në studio. Në lidhje me një deklaratë timen jo me atribuim të drejtëpërdrejtë që kam thënë se Edi Rama po përfiton nga rasti pas amerikanët po e mbajnë në pushtet për shkak se ai ka strehuar muxhahedinët. Gjatë artikullit ku nuk isha vetëm unë pjesë e saj trajtoheshin edhe çështje të tjera, citime që unë nuk i kam thënë në këtë studio.

E para janë dy çështje. Jam një aktivist kundër qeverisë së kryeminsitrit Edi Rama. Qëndrimi gjeopolitik është tjetër gjë. Ardhjen e muxhahedinëve dhe nuk ka ndodhur në epokën e Ramës ka ndodhur kur kryeministër ka qenë Sali Berisha në vtin 2013, si pasojë e një marrëveshje me SHBA. Në kohën e Ramës tani numërohen diku 2500 muxhahedinë. Qendrimi im ka qenë pro muxhahdeinëve dhe pro qendrimit të tyre dhe pro kësaj çështje, ndërkohë që jan keqinterpretuar në lidhje më këtë çështje. Dua të sqaroj se muxhahedinët nuk janë terroristë. Nuk do ta kishin mbështetjen e SHBA nëse do të ishn terroristë. Muxhahedinët janë opozita e regjimit Iranian.

Jo rrallë herë është thënë që muxhahedinët janë terroristë. Ato janë opozita e Iranit në mërgim. Kjo është një opozitë që mbështet shumë nga SHBA. Janë një opozitë e regjimit në Iran. Është një keqinterpretim me keqdashje. Nisur nga keqinterpretimi me dashje, ato persona që janë marrë me emrin tim për të minuar qendrimet e mia proamerikane. Aleati ynë i vetëm janë SHBA. Asnjë person i cili ka vendosur që të spekulojë qendrimet e mia publike do të marrë sqarimet e duhura.”- u shpreh Kalaja.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *