Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deklarata e për ‘luftë’ e Vuçiç, Majko nuk ‘bën pas’: Shqiptarët bëjnë atë që s’ia pret mendja Serbisë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka kritikuar deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Majko u shpreh se në rast se do të ndodh një konflikt i ngjashëm si i Nagorno Karabakut, atëherë kur shqiptarët fituan një luftë me NATO-n pa pasur shtet, mund të imagjinohet se çfarë mund të bëjnë duke e pasur Kosovën.

Gazterja: Në qoftë se do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, ne do të rreshtohemi siç u rreshtuam në ’98-’99?

“Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar. Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.” tha Majko gjatë një interviste në “ABC News”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *