Ditën e sotme, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qënë i ftuar në një mbledhje në Cërrik, ku ka folur për negociatat me BE-në. Balla ka falenderuar kancelaren Merkel për mbështjetjen.
Balla e ka krahasuar refuzimin e bërë nga Franca se është njësoj sikur diktatura ti refuzonte të drejtën e studimit një gjimnazisti që kishte mbaruar maturën me rezultate të mira.
Gjithashtu kryetari i grupit Parlament është shprehur se ndihet krenar. “Por ne jemi krenare që kjo nuk lidhet me zbatimin e detyrave të lëna.”
“Procesi i anëtarësimit në BE është një proces i rëndësisëshëm. Refuzimi nga Franca është njëlloj sikur diktatura i refuzonte të drejtën e studimit një gjimnazisti që kishte mbaruar maturën me rezultate të mira. Përfitoj ti shpreh mirënjohjen kancelares Merkel dhe qeverisë Gjermane për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë e po japin për hapjen e negociatave me BE.
Në të gjithë Shqipërinë ka keqardhje për refuzimin. Por ne jemi krenare që kjo nuk lidhet me zbatimin e detyrave të lëna. Këshilli i Europës ka rekomanduar hapjen e bisedimeve. PE edhe 28 nëntor 2018 ka miratuar rezolutën në favor. Por Këshilli i PE nuk e miraton hapjen e negociatave. Sikurse shqipëria ka ndryshuar Kushtetutën për të reformuar sistemin e drejtësisë Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin.
Justifikimi i Francës është i pabazuar. Nuk krahasohet numri i azilanteve shqiptarë në Francë me numrin e azilantëve në Gjermani. Dhe gjej rastin të falenderoj parlamentin Gjerman për vendimin pro Shqipërisë.”