AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dëbimi i gylenistit, reagon PD: Kërkojmë transparencë të menjëhershme, çfarë po ndodh

Partia Demokratike ka kërkuar nga qeveria që ta informojë mbi vendimin për të ekstraduar nga Shqipëria në Turqi një gylenist 48-vjeçar të identifikuar si Harun Çelik, 42 vjeç.

Përmes një postimi në “Twitter”, PD kërkoi që të tregohet se çfarë po ndodhet në të vërtetë dhe të ketë transparencë.

“Ndërsa mediat po raportojnë me shqetësim për një ekstradim të një qytetari turk sipas tyre në shkelje të ligjit, nuk ka asnjë sqarim të institucioneve shtetërore për këtë ngjarje.

Heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim na detyrojnë të kërkojmë trasparencë të menjëhershme për çfarë po ndodh, dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut?

Është prioritare për çdo vend demokratik, veçanërisht në procesin e integrimit europian, të respektojë këto parime, të drejta e detyrime. Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës”, ka shkruar Partia Demokratike.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *